Shpend Ahmeti: Shokët e mi më të mirë i kanë pasur nënat boshnjake

E publikuar: 28/09/2017 13:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari aktual i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se Kosova dhe Bosnja dhe Hercegovina kanë vuajtur më së shumti gjatë luftërave me ish- Jugosllavinë.
Ai ka përmendur përvojën me një shok të tij boshnjak i cili është invalid lufte  të cilin e citon t’i këtë thënë se “shqiptarët kanë pasur më shumë fat gjatë luftës me Serbinë”.

Ahmeti bashkë me kryetarin e Lëvizjes, Visa Ymeri, si dhe deputetin Albin Kurti, kanë vizituar sot komunitetin boshnjak në organizimin që kanë ata për Ditën e Boshnjakëve, njofton Klan Kosova.

I pari i Prishtinës, ka theksuar se ka ende probleme me integrimin e komunitetit boshnjak megjithëse gjërat kanë lëvizur për të mirë.