Kandidati për kryetar të Prishtinës nga AKR, Selim Pacolli, sot mbajti një konferencë para medieve, ku parashtroi çështjen e mbeturinave nëpër rrugët e Prishtinës si dhe çështjen e sigurisë në rrugë. Ai këtë çështje e cilësoi si uregjencë për të cilën duhet të gjindet zgjidhje, shkruan infosot.
“Sot kemi të bëjm me higjenen dhe sigurinë në rrugët e Prishtinës, brenda për brenda qytetit. Më gëzon fakti se sot koshat e mbeturinave janë gjysmë të mbushur dhe sigurisht që ka ndikuar tek organet komunale që ata të vetëdijësohen dhe të fillojnë pastrimin e tyre sot”, tha Pacolli.
Ai vazhdoi se çdo ditë kalonë andej dhe ajo çfarë është me e rënda është kundërmimi i pajisjeve toksike të cilat çdo ditë hidhen edhe tokë.
“Kudo që gjinden sot janë mbeturinat e stërngarkuara dhe të stërmbushur koshat e tyre dhe kjo të jep një përshtypje se asnjëher këta kosha nuk janë duke u mirëmbajtur dhe duke u shkarkuar ashtu si janë premtuar prej kandidatëve paraprak që janë dhe ata të cilët sot po qeversin Prishtinën” shtoi Pacolli.
Ajo se çfarë ofron AKR është një platformë tjetër për pastrimin të qytetetit dhe sigurisht që ajo do të jetë naten vonë ose herët në mëngjes që duhet të pastrohet qyteti tha ai.
“ Sot akoma nuk u janë bërë vendet e duhura koshave të mbeturinave dhe të gjithë janë të vendosur nëpër trotuare dhe sjellin vetëm pengesa jo vetëm për kalimin e qytetarëve por edhe për dukjen e qytetit dhe për prishjen e imazhit të tij” u shpreh Pacolli.
Një çështje tjetër që ai paraqiti sot është edhe fakti se para pak dite ka ndodhur një fatkeqësi tjetër ku qentë endacak nëpër qytet kanë sulmuar një fëmijë që është një rast tragjik dhe kjo ka ndodhur disa herë nëpër tërë territorin e Kosovës por edhe në qytet. “Këto gjërë duhet një herë e përgjithmonë t’i eleminojmë dhe t’i lirojmë njerëzit që të jenë të lirë nëpër qytet” tha Pacolli.
















