Duke folur në seancën e sotme plenare, deputetja e PD në Shkodër, Izmira Ulqinaku i është drejtuar kryeparlamentarit Gramoz Ruçi duke e akuzuar se ka qënë pjesë e urdhëruesve të ngjarjes së 2 prillit 1991, ku 4 të rinj u vranë në Shkodër.
Menjëherë pasi depuetja Ulqinaku ka mbaruar fjalën e saj, ka reaguar Gramoz Ruçi.
Duke ju drejtuar deputetes së Shkodrës, Ruçi u shpreh: “Fole për një kohë që nuk është faji jot në 92 që ishe 1 vjeçe. Nuk është faji jot që nuk mund ta ndiqje çdo gjë që është live në lidhje me Ruçin dhe 91. Mundohu të njohësh mirë historinë e fakteve dhe ngjarjeve. Unë jam krenar që shkodranët më mirëpresin me duar në xhepa dhe më votojnë”/ CityNews

















