Apple gjithnjë ka heshtur lidhur me specifikat e brendshme të telefonëve të saj, veçanërisht kur bëhet fjalë për memorjen RAM dhe kapacitetin e baterisë.
Megjithatë autoriteti i telekomunikacionit Kinez nuk ka heshtur duke konfirmuar se iPhone X vjen me 3GB RAM dhe bateri 2,716 mAh raportoi OnLeaks në Twitter.
For those how cares about, Tenaa just confirmed #iPhone8 and #iPhone8Plus comes with 2GB and 3GB of RAM, reveals 1821mAh and 2675mAh battery pic.twitter.com/NnIvYkVuAk
— Steve H. (@OnLeaks) September 14, 2017
Sa i takon memorjes RAM, 3GB nuk janë një risi sepse aq ka edhe iPhone 8 dhe shumica e flagshipëve Android. Megjithatë performanca është gjëja e fundit e cila duhet tu shqetësojë për një telefon Apple.
Është bateria ajo që lë shenjë. Kapaciteti prej 2,716 mAh është më i lartë se kapaciteti i baterisë së iPhone 8 Plus prej 2,691 mAh.
Por nuk është bateria më e madhe vendosur ndonjëherë në një iPhone. Këtë titull e mban iPhone 7 Plus me bateri 2,900 mAh. Apple thotë se iPhone X mund të rezistojë deri në 2 orë më shumë se iPhone 7, të paktën në letër. /PCWorld Albanian