Ruçi kërcënon Berishën dhe ndërpret seancën në Kuvend

E publikuar: 28/09/2017 11:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka ndërprerë për disa minuta seancën plenare, pak pasi bëri një sqarim të plotë lidhur me bllokimin e sinjalit të transmetimit nga TVSH, si dhe pasi kërcënoi ish-kryeministrin Sali Berisha se do të ndëshkohet nëse i ndërpret edhe një herë fjalën.

Ruçi: Në seancë zbatohet rregullorja që kërkon dy gjëra e para, seanca të jetë e hapur dhe mediat të jetë e pranishme

Nga salla ndërhyn Berisha, i cili proteston për ndërprerjen e sinjalit për televizionet.

Ruçi: Çdo tentativë për të ndërprerë fjalën time ndëshkohesh z Berisha. E dyta rregullorja detyron RTSH të transmetojë disa seanca të plota si pyetjet, interprelancat, mocionet, përbërja dhe miratimi i prgramit. Seancat e tjera TVSH është deturar ti transmetojë të plota. Kaq kemi përcaktuar deri tani, nëse ka mosmarrëveshje mes TVSH dhe kanalet e tjera private këto janë ceshtje që zgjidhen në rrugë tjera dhe jo në sallën e parlamentit. Do mirpëres cdo propozim lidhur me traspetimin parlamentar që më pas ta përfshijmë në rregullore.

Pas kërkesës së Edmond Spahos, Ruçi ka ndërprerë seancën për 10 minuta./newsbomb.al/

 

spaho.jpg