Dalin pamjet e para dhe detajet rreth vrasjes në veri të Mitrovicës (Foto)

E publikuar: 28/09/2017 11:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një 35 vjeçar ka humbur jetën sot në  Mitrovicën e veriut nga një therrje me thikë.

M.S, vdiq në pjesën veriore të Mitrovicës dhe sipas informatave jozyrtare e gjitha ndodhi nga një therrje me thikë para një kafeneje në qendër të qytetit.

Siç raportohet në mediat serbe, personi përgjegjës për këtë ngjarje është duke u kërkuar intensivisht nga Policia e Kosovës, shkruan Indeksonline.

Gjithashtu Shefi i Policisë në Rajonin verior të Kosovës, Zheljko Bojiq ka konfirmuar rastin në fjalë duke thënë se ngjarja ka ndodhur pak minuta para mesnatës në rrugën ‘Tetova’.

Më poshtë keni pamje edhe nga vendi i ngjarjes ku humbi jetën serbi 35 vjeçar.