Por që deri më tani, asnjëri nga ta nuk kanë folur më shumë për këtë çështje duke lënë edhe më tej dyshime për raportin e tyre, transmeton Gazeta Express.
Bëhet fjalë për aktoren Arta Nitaj dhe Brunon, këngëtarin nga Shqipëria.
Dyshja kishin postuar fotografi me njëri-tjetrin, e dyshimet veçse ishin shtuar kur ata kishin bërë një tatuazh të njëjtë.
Por si duket diçka e çuditshme po ndodh me Artën e Brunon.
Dy ditë më parë Bruno ka publikuar projektin e tiij më të ri “ A më do”, ku në këtë klip shihen në skena të nxehta me aktoren Nitaj.



E Arta e cila është pjesë e këtij klipi nuk e ka shpërndarë fare këngën e Brunos.
Madje ka disa ditë që dyshja nuk po e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram.


Se çfarë po ndodh me raportin e tyre kjo mbetët të shihet./Gazeta Express/


















