Arrestohet në Tiranë oficeri i policisë Dritan Xhindoli

E publikuar: 28/09/2017 10:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Megaskandal në Tiranë. Arrestohet Dritan Xhindoli, i cili së fundmi u=ishte emëruar në pozicionin e specialistit në Drejtorinë e Krimeve të Rënda.

Xhindoli rezulton i dënuar me 10 vite burg në Itali nga Gjykata e Bolonjës për mashtrim e falsifikim dokumentash. Por ndërkohë oficeri ka punuar i qetë në Tiranë, më herët si shef i sektorit të Krimeve të Rënda dhe më pas në janar të 2016-ës është emëruar në drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në pozicionin Specialist në Drejtorinë e Krimeve të Rënda.

Urdhër arresti për Xhindolin kishte ardhur që në 2014-ën nga Interpoli por urdhëri është mbajtur i fshehur. Vetëm dy ditë më parë, pra vetëm dy ditë para arrestimit, oficeri dha dorëheqjen nga detyra. Menjëherë SHKB ka nisur hetimet për zyrtarët që fshehën urdhër-arrestin,