Një javë nga debutimi, iOS 11 është instaluar në 25.28% të pajisjeve iOS sipas të dhënave të grumbulluara nga firma analitike Mixpanel.
Përgjatë javës së kaluar adoptimi i iOS 11 shkoi në 15% ku 10% kishin instaluar versionin e sistemit operativ mobil të Apple në vetëm 24 orë.
Me adoptimin e iOS 11 që rritet çdo orë, iOS 10 gjendet e instaluar në 67.83% të pajisjeve ndërsa vetëm 6.89% funksionojnë me një sistem operativ më të vjetër.
Krahasuar me iOS 10, adoptimi i iOS 11 është më i ngadaltë për të njëjtën periudhë të vitit. iOS 10 në më pak se një javë ishte instaluar në 34% të pajisjeve.
Edhe pse nuk ka patur raportime për probleme gjatë instalimi i iOS 10, iOS 11 ka shënuar raste të ngadalësimit të aplikacioneve, rënies së performancës dhe konsumit të lartë të baterisë.
Një tjetër arsye pse shumë përdorues hezitojnë të përditësojnë është shtyrja e disa prej funksionaliteteve kyçe të premtuara në iOS 11 si Apple Pay dhe iCloud për iMessages.
Të Marten Apple solli përditësimin e parë i cili riparon një problem me shërbimet e-mail të Microsoft.
Pavarësisht se adoptimi i iOS 11 është i ngadaltë, krahasuar me Android-in është një parajsë e vërtetë për konsumatorët.
Android Oreo debutoi në Gusht dhe ende nuk listohet në sajtin e zhvilluesve të Android, ndërsa Nougat i lançuar vitin e kaluar është instaluar vetëm në 15.8% të pajisjeve Android. /PCWorld Albanian