Gati vendimi për ndalimin e përdorimit të thëngjillit

E publikuar: 27/09/2017 21:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ideja e ministres së re të ambientit, Albena Reshitajt, që të ndalohet përdorimi i thëngjillit për ngrohje, nuk po pritet mirë.
Një 75 vjeçar thotë se në familje e përdorë thëngjillin shkaku se i njëjti është më i liri në treg dhe se nuk kanë zgjedhje tjetër, transmeton Klan Kosova.

Ngjashëm mendojnë edhe shitësit e thëngjillit, ani pse janë të vetëdijshëm për ndotjen e ambientit që shkaktohet nga përdorimi i tij.Megjithatë ka po ashtu qytetarë të tjerë të cilët thonë se do ta respektojnë vendimin dhe për t’u ngrohur do të përdorin lëndë tjera djegëse.