Për të pasurit dhe të famshmit që mendojnë se po u cenohet privatësia edhe kur janë duke shëtitur me jahte private, një kompani holandeze ka gjetur zgjidhjen për ata – kanë prodhuar një nëndetëse 20 milionë dollarëshe me të cilën mund të udhëtohet pa u penguar nga askush.
Nëndetësja e gjatë 20 metra është dizajnuar për të imituar luksin e aeroplanëve privat, duke u mundësuar të pasurve të udhëtojnë nën ujë, transmeton Telegrafi.
Neyk Luxury quhet nëndetësja holandeze, brenda të cilës gjendet kuzhina, bari, libraria dhe një galeri e artit. Ajo mund të lundroj në një thellësi prej 150 metra.
Kur flasim për luks është e pamundur që të mungojnë mobilet e shtrenjta të punuara nga lëkura e druri, por aty nuk mungon as dhoma e veçantë në stilin e filmave të James Bondit, që i mundëson pasagjerëve të shijojnë panoramën pasi e tëra është e ndërtuar nga xhami
Neyk Luxury e vë në lëvizje motori elektrik që prodhon 200 kW dhe që lëviz me shpejtësi maksimale prej 30 kilometra në orë. /Telegrafi/