Kandidati i AAK-së për Kryetar të Prizrenit, Lulzim Kabashi është zotuar se si drejtues i kësaj Komune përfaqësimi, punësimi dhe asistenca ndaj gruas do të ngritën në nivelet më ta larta. Marrë shkas, sipas Kabashit, që aktualisht në qyteti e kulturës dhe traditës është bërë pak për gruan prizrenase.
“Qyteti ynë është plotë jetë. Me njerëz të mirë, të urtë e punëtorë, deri në sakrificë të përkushtuar ndaj familjes”, thotë kandidati i AAK’së për kryetar të Prizrenit.
“Gruaja prizrenase është shtyllë e ruajtjes, mbajtjes dhe zhvillimit të familjeve tona. Ne të gjithë duhet ta pranojmë dhe ndjejmë keqardhje, që në qytetin e kulturës dhe traditës, nuk kemi bërë mjaftueshëm për gruan prizrenase. Përfaqësimi, punësimi dhe asistenca ndaj gruas janë në nivel shumë të ulët dhe kjo nuk i shkon qytetit të Prizrenit”, shkruan Lulzim Kabashi në facebook, transmeton Lajmi.net.
Tutje, Kabashi ka ndarë me të gjithë qytetarët, zotimin e tij i kandidat dhe vendimet që do t’i marr si Kryetar Komune, për gratë:
Zotohem që 50 % e ekzekutivit (drejtoritë komunale) do të jenë të drejtuara nga gratë me më kompetencë që ka Prizreni.
Çdo fëmije që lind në Prizren, është jetë për qytetin. Komuna do të asistojë me nga 200€, secilën grua për çdo lindje të fëmijës.
Ndërtimi i gjashtë çerdheve për fëmijë, do të jetë lehtësim për nënat e reja të punësuara dhe ato që janë në kërkim të punësimit.
Do të bëj të pamundurën, që të arrijmë marrëveshje asistence për programe dhe projekte të dedikuara vetëm punësimit të gruas. Do të kërkoj ndihmën e qeverisë dhe agjencive të huaja qeveritare e joqeveritare, për mbështetjen e këtyre programeve të veçanta.

















