Apple iOS 11 solli një mori veçorish megjithatë si me çdo version madhor të platformës mobile, nuk kanë munguar problemet.
Sipas një raporti të ri nga firma e sigurisë Wandera, iOS 11 është një vrasës i baterisë.
Pas disa ankesave të përdoruesve të iPhone dhe iPad, Wandera gjeti prova të cilat tregonin degradimin e dukshëm të jetëgjatësisë së baterisë.
Rezultati: jetëgjatësia e baterisë së iOS 11 konsumohet dy herë më shpejtë sesa në iOS 10. Duke shkuar më tutje, Wandera raporton se iPhone me iOS 10 mund të përdoren 240 minuta maksimalisht pa ndërprerje përpara se bateria të vdesë.
Sakaq iPhone me iOS 11 reziston vetëm për 96 minuta. E thënë ndryshe ritmi i rënies së bateri të iPhone me iOS 10 është 0.006958% në sekondë ndërsa me iOS 11 0.01739% për sekondë shpjegon Wandera.
Sipas firmës një prej shkaktarëve kryesorë është Spolight dhe procesi i ri-indeksimit të iOS 11 por jo i vetmi. Apple duhet të gjejë një mënyrë për të limituar numrin e aplikacioneve që mund të vijojnë të funksionojnë në sfond.
Ca përdorues të iOS ka vendosur të ri-vendosin telefonin e tyre duke humbur aplikacionet, të dhënat dhe konfigurimin i mënyra e duhur për të adresuar problemin por nuk funksionon për të gjithë.
Interesant është fakti se iPhone 8 dhe 8 Plus nuk vuan nga ky problem dhe nuk ka patur raportime. Mesa duket ky është një problem që prek vetëm përdoruesit e modeleve më të vjetra. /PCWorld Albanian