Nis aksioni i policisë kundër drogave në shkolla

E publikuar: 27/09/2017 15:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pjesëtarë civilë të Policisë së Kosovës kanë kontrolluar disa lokacione afër shkollës së mesme “Sami Frashëri” në Prishtinë.

Policia që kanë pasur të veshur jelek anti-plumb kanë hyrë nëpër lokale edhe afër shkollës fillore “Elena Gjika” në Prishtinë, ku kanë kontrolluar të rinjtë për mjete dhe substanca të dyshimta.

Po ashtu janë kontrolluar edhe lokalet afariste dhe janë bastisur pronarët tyre.

Lajmi.net ka arritur të sigurojë fotografi nga vendi i ngjarjes gjatë bastisjes së Policisë.

Kujtojmë se javën që shkoi kryeministri Ramush Haradinaj kishte një takim me shefin e Policisë, Shpend Maxhuni, ku theksuan se do të jetë prioritet lufta kundër narkotikëve tek të rinjtë e në veçanti tek shkollat.