Zëvendëskryeministri serb dhe ministri i Punëve të Brendshme, Nebojsha Stefanoviq ka thënë në ditën e dytë të sesionit të asamblesë së përgjithshme të Interpolit se vetëm shtetet që janë sovrane dhe anëtare të Kombeve të Bashkuara mund të aplikojnë për anëtarësim në Interpol.
“Interpoli duhet që në cdo mënyrë të shmang politizimin e punës së saj, e cila është rreptësishtë e ndaluar nga Kushtetuta e kësaj organizate”, ka thënë Stefanoviq, shkruajnë mediat serbe, transmeton Indeksonline.
Sipas tij, në këtë kontekst Interpoli do të dilte nga juridiksioni i tij dhe do të shkelej ligji. /Indeksonline/


















