LDK, shtyn tubimin në Drenas, ngushëllon familjen e viktimave të aksidentit

E publikuar: 27/09/2017 09:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka shtyrë tubimin electoral të parashikuar për sot në në Drenas, në nder të viktimave të aksidentit tragjik, që ka ndodhur mbrëmjen e të martës në afërsi të Komoranit, transmeton infosot.

“Njoftojmë qytetarët e Drenasit dhe më gjerë si dhe aktivistët e Lidhjes Demokratike të Kosovës se tubimi elektoral i paraparë të mbahet sot ( E Mërkurë) në Drenas shtyhet për një ditë tjetër, në shenjë nderimi për viktimat e aksidentit tragjik në komunikacion, që ndodhi një natë më parë në afërsi të Komoranit.

Lidhja Demokratike e Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të qytetarëve që humbën jetën në këtë aksident tragjik, miqve të tyre si dhe qytetarëve të Drenasit dhe më gjerë”, thuhet në njoftimin e LDK -së.