Banka Qendrore Evropiane nuk ka fuqi rregulluese ndaj monedhave virtuale tha presidenti Mario Draghi

E publikuar: 27/09/2017 03:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjatë një fjalimi në Bruksel, presidenti i Bankës Qendrore Evropian Mario Draghi la të kuptohej se institucioni që ai drejton nuk ka fuqi për të rregulluar tregun e monedha virtuale.

Në fjalimin të tij në Komitetin e Ekonomisë dhe Çështjeve Monetare të Parlamentit Evropian, ai tha se “ne nuk kemi fuqi të ndalojmë apo të rregullojmë” monedhat virtuale.

Komentet e tij erdhën në përgjigje të një pyetje nga Komiteti nëse ECB-ja do të lëshonte një strukturë rregullatorë apo të ndalojë të gjitha monedhat virtuale.

Draghi tha se ECB ende nuk ka diskutuar rreth impaktit të monedhave virtuale, por pjesë e analizës do të jetë edhe rreziku që përbëjnë ato nisur nga përhapja, përdorimi dhe impakti ekonomik.

“Duhet ti japim përgjigje pyetjes se çfarë efekti kanë monedhat virtuale në ekonomi,” tha Draghi duke shtuar se ato duhet të maturohen përpara se të konsiderohen si një metodë e ligjshme pagesash.

Shqetësimi kryesor i ECB rreth monedhave virtuale dhe inovacionit dixhital në tërësi është siguria kibernetike vijoi Ai, duke shtuar se mbrojtja nga sulmet është një prej objektivave kryesore të Bankës Qendrore.

Në fillim të Shtatorit Draghi kritikoi ashpër iniciativën e projektit e-Residency të Estonisë për të hedhur në qarkullim një monedhë virtuale të quajtur estcoin.

“Asnjë vend anëtarë nuk ka fuqinë e duhur për të prezantuar monedhën e saj virtuale. Monedha e Eurozonës është Euro-ja,” tha Ai.

Estonia ishte vendi i parë Evropian që reagoi publikisht rreth monedhave virtuale dhe përfitimeve prej tyre.

Ideja e estcoin erdhi nga Kaspar Korjus, shefi i programit e-Residency. Qeveria Estoneze tashmë ka filluar një këshillim publik online.

Gjatë fjalimit të tij në Parlamentin Evropian, Draghi tha se prej 17 muajsh Euroja ka shënuar vetëm rritje, duke rikonfirmuar besimin tek monedhave pavarësisht zërave për largimin e Italisë nga Eurozona.

Komente negative ndaj monedhave virtuale ka patur edhe nga zyrtarë të tjerë të ECB-së. Zëvendës Presidenti Victor Constancio javën e kaluar tha se ato janë thjeshtë një aset spekulativ dhe i krahasoi me “tulip mania,” flluskën financiare që përjetoi Holanda në shekullin e 17-të. /PCWorld Albanian