Ish zv/ministri dhe anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të PDK-së, Gani Koci ka reaguar pas vendimit për shkarkimin e bordit të AKA-së.
Në një postim në llogarinë e tij në ‘Facebook’, Koci ka thënë se kryeministri Haradinaj e ka nisur punën fort me yrysh. Yryshi, siç është shprehur ai nuk çojnë më larg se kapërcimi i një gardhi, shkruan Lajmi.net.
“Kryeministër, me gjithë rrspektin për Ju, e keni marrë fort me yrysh! Yryshet nuk ju qojnë më larg se kapercimi i një gardhi! Dije se kshilltarët më të kqinjë janë ata që t’i rrahin krahët!”, ka shkruar Koci në facebook.

















