BMW prezanton teknologjinë e ngarkimit wireless për makinat

E publikuar: 26/09/2017 16:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

BMW është pranë finalizimit të teknologjisë së ngarkimit wireless për makinat e saj, dhe nuk bëhet fjalë për ngarkimin wireless të telefonëve.

Të ngarkosh makinën me anë të teknologjisë wireless është diçka e re. Modeli hibrid 530e do të ngarkohet nga një pllakë wireless.

Ajo lidhet me një spinë 220 voltëshe dhe sensorët e makinës tregojnë se kur ajo mund të komunikojë me pllakën siç e tregon edhe videoja e paraqitur.

Sipas BMW-së, bateri 9.4 kWh në 530e mund të ngarkohet në 3.5 orë. Kjo teknologji pritet të debutojë vitin e ardhshëm por vetëm në 530e iPerformance.

Në fund të 2018-ës 330e, 740e, X5, i3 dhe i8 do ti bashkohen kësaj teknologjie.

BMW është një prej prodhuesve të parë që ofrojnë teknologjinë e ngarkimit wireless fabrikisht tek një makinë. /PCWorld Albanian