Rusia e paralajmëron SHBA-në, mos ta furnizojë Ukrainën me armë

E publikuar: 26/09/2017 15:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vendimi i Shteteve të Bashkuara për ta furnizuar me armë Ukrainën vetëm sa do t’i shtojë benzinë zjarrit, ka thënë sot drejtori i Departamentit për Çështje të Mospërhapjes dhe Kontrollit të Armëve të Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Mikhail Ulyanov.

“Ky vendim do të jetë i barabartë me tentimin për të shtuar benzinë në zjarr”, është cituar ai të ketë thënë nga agjencia e lajmeve, TASS, transmeton Express.

Ai ka thënë se furnizimet e tilla ende nuk kanë ndodhur sepse shumë njerëz në Administratën Amerikane e dinë një gjë të tillë.

“Nëse SHBA-ja e ndryshon politikën.. kjo mund të shkaktojë përshkallëzim serioz pa asnjë arsyeje”, shtoi ai./Express/