Një aksident komunikacioni, në të cilin ishin të përfshira një automjet i KFOR-it dhe një furgon me tabela vendore, ka ndodhur para pak minutash në lagjen “Arbëria” në kryeqytet.
Një qytetar ka dërguar në KALLXO.com fotografi nga ky aksident ku shihen dy automjetet e aksidentuara.
Në fotografi shihen dy automjetet e aksidentuara, një veturë e Policisë së KFOR-it dhe një pjesëtar i Policisë së Kosovës.
Qytetari ka thënë se nuk e di nëse në këtë aksident ka të lënduar.
Më poshtë mund t’i shihni fotot nga vendi i ngjarjes.