Dramë në Idrizovë: Të burgosurit në “luftë” me policinë

E publikuar: 26/09/2017 13:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në burgun më të madh në vend, atë të Idrizovës po ndodhë një dramë e vërtetë, shkruan Fakte.

Sipas informacionit, të burgosurit që janë ngjitur në çati të burgut po hedhin tjegullat e kulmit dhe po kërkojnë takim me drejtorin e burgut Qerim Mahmuti.

Fokus ka tentuar të kontaktojë me drejtorin e Idrizovës Mahmuti, por i njëjti ka kërkuar kohë për t’u deklaruar.

Jozyrtarisht mësohet se pakënaqësia e të burgosurve është rritur dukshëm kohëve të fundit për shkak të kushteve të vështira, të cilat i konstatoi edhe kryeministri Zoran Zaev.

Mirëpo të burgosurit nuk janë aspak të kënaqur edhe me propozimin e ligjit për amnisti, pasi të gjithë që janë viktimë e rasteve të montuara, e të cilët kryesisht janë shqiptarë, do të ngelin në burg të përjetshëm. Ndërkohë ligji për amnisti parasheh lirimin e kriminelëve të vërtetë të vegjël, vjedhës profesional dhe dhunues.