Zyrtari i Lëvizjes për Bashkim, Shukri Klinaku e ka analizuar vendimin e fundit të Ramush Haradinajt për shkarkimin e bordit të agjensisë së Kosovës për akreditim.
Klinaku i ka propozuar Haradinajt që shkarkimi i radhës të jetë mbi këshilltarët e tij për arsim.
“Ke dëgjuar se arsimi në Kosovë i ka punët keq?! E vërtetë është. Madje i ka shumë keq. Por, jo kështu Ramush. Ke goditur një institucion arsimor, i cili edhe po të ishte në gjendje shumë të rëndë, nuk ka potencial për ta prishur, a rregulluar arsimin rrufeshëm, sikurse e godite atë. Prandaj, në arsim nuk është dashur t’ia fillosh nga Agjensia për akreditim. E si vendim: nuk është i arsyetuar, nuk është i studiuar, nuk ka plan dhe garancion se do ta bësh shpejtë një bord dhe një drejtor më të mirë se këta që i shkarkove. Prandaj, të propozoj, që në fushën e arsimit, vendimi për shkarkim i radhës të bie mbi këshilltarët e tu për arsim.
Në fund, përgëzoj Blerim Rexhën dhe Lul Rakën për reagim të ekuilibruar, edhe për faktin se nuk ranë në gabimin, se gjoja ky apo ai institucion është i pavarur nga qeveria” ka thënë Klinaku.


















