Kostoja e prodhimit të iPhone 8 është 247 dollar

E publikuar: 26/09/2017 12:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

iPhone 8 dhe iPhone 8 Plus kanë kushtuar më shumë për tu ndërtuar sesa iPhone 7 dhe 7 Plus sipas një hulumtimi të IHS Markit publikuar nga Bloomberg.

Një model fillestar me 64GB i iPhone 8 kushton 247.1 dollar për tu ndërtuar, një rritje me 10 dollar krahasuar me iPhone 7 32GB i cili kushton 237.9 dollar.

Modeli 64GB i iPhone 8 Plus kushton 288.08 dollar, ndërsa iPhone 7 Plus 270.88 dollar.

Për të kompensuar rritjen e kostos së prodhimit Apple kërkon 699 dolla rpër modelin 64GB të iPhone 8-ës, një rritje prej 50 dollarësh krahasuar me iPhone 7 32GB.

iPhone 8 Plus kushton 799 dollar krahasuar me 769 dollar të iPhone 7 Plus.  Sipas Bloomberg disa prej komponentëve më të shtrenjtë të iPhone janë ekrani dhe pjesët mekanike.

Krahasuar me iPhone 7, moduli wireless rrit koston me 2 dollar, çipin A11 Bionic me 5 dollar ndërsa memorja 256GB me 6 dollar.

Megjithatë IHS shprehej se kostoja e prodhimit të iPhone 8-ës është ende një parashikim.

Vitin e kaluar firma parashikonte një kosto prej 219 dollarësh të iPhone përpara se të shkonte në 237 dollar. /PCWorld Albanian