Turqia, marrëdhëniet e së cilës me Gjermaninë janë përkeqësuar në muajt e fundit, do t’i ndërmarrë dy hapa për t’i normalizuar marrëdhëniet nëse Gjermania e ndërmerr një hap, ka thënë sot ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu.
Cavusoglu i bëri këto komente në një intervistë me transmetuesin A Haber pas Angela Merkel e fitoi edhe mandatin e katërt si kancelare e Gjermanisë në zgjedhjet federale të mbajtura dje, në të cilat përkrahja për të shënoi rënie, ndërsa partia e ekstremit të djathtë shënoi rritje, transmeton Express.
“Gjermania duhet të mësojë nga gabimet e veta”, ka thënë Cavusoglu kur u pyet rreth marrëdhënieve mes dy vendeve.
Marrëdhëniet mes dy aleatëve të NATO-s janë përkeqësuar nga mosmarrëveshjet në një varg çështjes politike dhe të sigurisë. /express/


















