Opera ka një funksionalitet të mrekullueshëm për blerjet online që mbase nuk e keni ditur

E publikuar: 25/09/2017 14:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

A ke ndërruar ende shfletuesin tuaj për Opera-n? Ky i fundit ka një mori veçorisht të mrekullueshme të cilat e diferencojnë nga pjesa tjetër. Prandaj në këtë artikull do të flasim për një veçori që shumë prej juve mund tu ketë munguar.

Ndërsa nuk mund tu ketë shpëtuar VPN-ja apo bllokuesi i reklamave, Opera ofron një kurs këmbimi dhe është i integruar.

Një eksperiencë më e mirë në dyqanet online

Dyqanet online janë rasti më ekzemplar sesi ka ndryshuar stilin jonë i të blerit. Me një të klikuar të mausit mund të blejmë një produkt në një cep tjetër të botës.

Nëse përdorni Chrome, mjafton të kërkoni nga fusha e adresës “dollar to pound”.

Opera e bën më të lehtë çdo gjë. Në versionin 42 të shfletuesit, kursi i integruar i këmbimit ofron gjithsesj 32 valuta të cilat përditësohen çdo ditë me të dhëna që vinë nga Banka Qendrore Evropiane.

Nuk keni pse të shkarkoni asgjë ekstra, thjeshtë të përzgjidhni sasinë e monedhës të huaj dhe Opera duke gjurmuar automatikisht vendodhjen tuaj konverton atë sipas monedhës suaj lokale.

Doni të ndryshoni monedhën apo ta ç’aktivizoni plotësisht? Ja sesi:

  1. Klikoni ikonën Opera > Përzgjidhni Settings.
  2. Klikoni Browsernë panelin anësor.
  3. Shkoni tekUser interface. Përzgjidhni monedhën nga opsioni On text selection convert currency to.

Euroja është monedha bazë e konvertimit. Nëse keni të bëni me vlera të mëdha, duhet të siguroheni duke kontrolluar edhe nga banka juaj. /PCWorld Albanian