Irani e ka mbyllur sot kufirin me Kurdistanin e Irakut si kundërpërgjigje ndaj referendumit të këtij rajoni për pavarësi, njofton Ministria e Jashtme e Iranit.
“Me kërkesë të qeverisë irakiane, ne i kemi mbyllur kufijtë tokësorë dhe ajrorë me Kurdistanin irakian”, ka thënë zëdhënësi i kësaj ministrie, Bahram Ghasemi, transmeton Express.
Ai ka thënë se referendumi është i jashtëligjshëm.
Ndërkohë, kryeministri turk, Binali Yildirim, ka thënë se vendi i tij po ashtu është duke e konsideruar ta mbyllë hapësirën ajrore, si dhe portën kufitare në veri të Irakut për shkak të referendumit, të cilin Turqia e kundërshton fuqishëm.
/Express/


















