Pacolli: UNMIK-u të transformohet në një zyrë politike të OKB-së

E publikuar: 25/09/2017 11:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendëskryeministri i vendit, njëherësh Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli beson se është koha që Këshilli i Sigurimit të marrë në konsideratë mundësinë e transformimit të UNMIK-ut, në një zyrë politike të OKB-së, për të ndihmuar aspiratat e Kosovës për t’u bashkuar me Organizatën Botërore, transmeton Indeksonline.

Pacolli tha gjithashtu se delegacioni i Kosovës, është takuar në Nju-Jork me Presidentin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Miroslav Lajqak.