MPJ e Turqisë: Referendumi në veri të Irakut është i pavlefshëm

E publikuar: 25/09/2017 10:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Ne nuk e njohim këtë përpjekje, e cila nuk ka legjitimitet as nga aspekti i së drejtës ndërkombëtare as Kushtetutës së Irakut, as që ka ndonjë bazë tjetër ligjore”

Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë tha të hënën se referendumi i cili sot mbahet në veri të Irakut, i organizuar me një vendimin të njëanshëm të Administratës Rajonale Kurde (IKBY), nga aspekti i rezultatit është i pavlefshëm, raporton Anadolu Agency (AA).
“Ne nuk e njohim këtë përpjekje, e cila nuk ka legjitimitet as nga aspekti i së drejtës ndërkombëtare as Kushtetutës së Irakut, as që ka ndonjë bazë tjetër ligjore”, thuhet në një kumtesë të MPJ-së turke.