Lushtaku del sot para gjykatës (Foto)

E publikuar: 25/09/2017 09:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari aktual i Komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku do të dalë sot para gjykatës.

Këtë të hënë do të mbahet seanca e shqyrtimit të parë, mbi rastin: arratisje dhe krim të organizuar si dhe ndikim mbi dëshmitarë, njofton Klan Kosova.

Kjo aktakuzë është ngritur në nëntorin e vitit 2016. Ajo lidhet me arratisjen e Lushtakut nga QKUK derisa ishte duke u trajtuar aty, në kohën sa ka qenë i burgosur.