Twitter teston një version “të lehtë” të aplikacionit Android, Twitter Lite

E publikuar: 24/09/2017 23:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në fillim të këtij viti Twitter prezantoi një version të ri të sajtit mobil të cilin e quante Twitter Lite.

Ishte dizajnuar specifikisht për përdoruesit në vend të botës me akses të kufizuar në internet dhe përdor shumë pak të dhëna duke reduktuar kohën e shfletimit.

Tashmë kompania po teston një aplikacion Android të Twitter Lite dhe ka filluar me Filipinet. Ashtu si sajti mobil, aplikacioni përdor më pak të dhëna dhe do të jetë i dobishëm në rastet e një interneti të dobët.

Një zëdhënës i kompanisë konfirmoi për TechCrunch se aplikacioni është testim dhe nuk dihet nëse do të testohet në tregje të tjera.

Kompania tha se Filipinet ishte vendi ideal për të testuar një produkt të tillë falë rrjeteve të ngadalta të internetit dhe planeve tarifore të shtrenjta.

TechCrunch thotë se aplikacioni ruan shumë karakteristika të vëllait të madh. Ai zë një hapësirë vetëm 3MB.

Aplikacioni i ri i Twitter ndjek hapat e aplikacioneve të Facebook, ku rrjeti social për të ulur konsumin dhe vonesat në përdorimin e shërbimit debutoi dy aplikacione Lite: Facebook Lite dhe Messenger Lite. /PCWorld Albanian