Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka uruar kancelaren, Angela Merkel për fitoren e katërt.
Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, Hoxhaj ka thënë që rizgjedhja e Merkel është një lajm i mirë për Kosovën, pasi kjo do forcojë edhe më shumë marrëdhëniet Kosovë-Gjermani.
“Urime për CDU-në dhe për zonjën Merkel për fitoren. Një fitore e vlerave evropiane për marrëdhëniet Kosovë-Gjermani që do të forcohen”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.


















