Një natë në burgun famëkeq, të “pushtuar” nga fantazmat e liga (Video)

E publikuar: 24/09/2017 19:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shepton Mallet është burgu që ndodhet në Somerset të Anglisë, që dikur mbante të dënuarit më të rrezikshëm dhe kriminelët më mizorë të vendit.

Për shkak të veprave që kishin kryer, mbi ta u kryen rrahje brutale, ndërsa shumica u ekzekutuan dhe u varrosën në lokacione të panjohura, transmeton Telegrafi.

Por, shpirtrat e tyre besohet se ekzistojnë ende dhe qarkullojnë nëpër hapësirat e kësaj qendre.

Meqenëse u braktis para shumë viteve, është vizituar shpesh nga ndjekësit e fantazmave dhe njohësit që merren m aktivitete paranormale.

Tashmë, ky objekt ka hapur dyert dhe po jep qeli për ata që duan të kalojnë aty natën.

Megjithëse thuhet se të gjithë janë të mirëpritur, në këtë burg famëkeq nuk u rekomandohet të shkojnë ata që kanë ankthe e që janë tipa nervozë. /Telegrafi/