Policia në Stamboll arrestoi sot 36 persona për lidhje me grupin terrorist Shteti Islamik (ISIS), njoftoi agjencia zyrtare turke “Anadolu Agency”.
“Të gjithë personat e arrestuar ishin me kombësi të huaj, pesë nga të cilët mendohet se mund të kenë informacione me interes për forcat antiterroriste të vendit”, sipas këtij raporti.
Shteti Islamik akuzohet për sulme të shumta në Turqi në vitet 2015 dhe 2016.
Autoritetet kanë zhvilluar aksione të rregullta kundër mbështetësve të këtij grupi në Turqi duke arrestuar me qindra persona.


















