Brenda bunkerit sekret, të paprekur qëkur është braktisur (Video)

E publikuar: 23/09/2017 21:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Urbex Pajerico ka hyrë në një bunker, që ndodhet në një ambient të panjohur, disa kilometra pranë qytetit Dundee të Skocisë.

Objekti nëntokësor që është ndërtuar para gjysmë shekulli, ka gjendje shumë të mirë dhe gjithçka ka mbetur e padëmtuar, transmeton Telegrafi.

Enët, tenxheret dhe detergjentet mbetën të palëvizura, shumë afër pajisjeve për komunikim, që gjatë asaj kohe ishte shumë moderne.

Batanijet kanë mbetur të palosura mbi shtrat, qëkur bunkeri u mbyll më 1992, pas rënies së Bashkimit Sovjetik.

Më poshtë mund të shihni se si duket kjo hapësirë e fshehtë, që besohet se është shfrytëzuar për strehim gjatë Luftës së Ftohtë. /Telegrafi/