Jacqueline Adan ka humbur më shumë se 150 kilogramë. Ajo ka bërë një përpjekje për t’u bërë më e shëndetshme dhe ajo ndjehet e shkëlqyer – dhe, me të drejtë, shumë krenare për atë që ajo ka arritur.
Por kjo nuk do të thotë se ajo ndjehet 100 për qind konfidente, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Kur Jacqueline shkoi për pushime në Meksikë, ajo ndjehej nervoze për veshjen në rroba banje për herë të parë, pas disa vitesh.
Por ajo arriti të kapërcejë këtë gjendje dhe shkoi në plazh duke veshur rroba banje.
Dhe kur Jacqueline ishte duke u relaksuar në plazh, ajo vuri re një çift të ulur pranë dhe duke qeshur me të.
Por, në vend që të kthehej në hotel, ose të mbulohej, Jacqueline kishte një përgjigje të shkëlqyer: Ajo mbajti besimin e saj dhe kishte një ditë të mrekullueshme.
“Isha nervoze për të hequr mbulesën time dhe për të ecur në pishinë ose për të ecur në plazh. Unë ende ndihesha si ajo vajza e njëjtë e 225 kilogramëve.
“Pra, çfarë bëra unë? Mora frymë thellë, buzëqesha dhe eca drejt pishinës”. /Telegrafi/