Prodhuesi i veshjeve elektronike Fitbit prezantoi ditën e Hëne produktin më të ri, orën inteligjente Ionic, e cila vjen me një sërë veçorish që nga gjurmimi i aktivitetit fitness tek pagesat “contactless,” ndërsa përgatitet për të konkurruar me rivalët e Apple.
Njëherë e një kohë lideri i këtij sektori, Fitbit humbi terren nga konkurrenca e ashpër.
Ionic vjen me GPS, monitor të rrahjeve të zemrës, rezistentë ndaj ujit deri në 50 metër, Fibit Pay, muzikë, ndërfaqe të shumta orësh dhe bateri e cila jeton për 4 ditë me radhë shprehej kompania.
Ora gjithashtu ka një teknologji të re sensorësh, SpO2, i cili mat nivelin e oksigjenit në gjak. Me një çmim prej 299 dollarësh, Ionic kushton 30 dollar më tepër se Apple Watch.
Ora del në shitje ditën e Hëne krahas Aria 2 dhe kufjeve wireless Flyer. Aksionet e Fitbit u rritën me 5.9% në 6.07 dollar menjëherë pas prezantimit. /PCWorld Albanian