Milaim Zeka: S’po kuptoj çka i duhet Qeverisë Komisioni për demarkacion

E publikuar: 21/09/2017 17:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i partisë Nisma për Kosovën, Milaim Zeka thotë se komisionin e ri për demarkacion nuk e pyet askush sepse kjo çështje është kompetencë e parlamentit.

“Nuk po e kuptoje pse qeveria me kriju komision te ri per demarkacionin?! Çka ka me ba ky komision? Kush e pyet kete komision? A nuk eshte kompetence vetem e Parlamentit?!!!”- ka shkruar ndër të tjera Zeka në FB, raporton Express.

Kujtojmë se Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka vendosur se kush do të jetë pjesë e ekipit të ri që do të merret me zgjidhjen e çështjes së demarkacionit.