Ministri Gashi thirrje bashkatdhetarëve në Francë: Ta mbështesim Medinën!

E publikuar: 21/09/2017 16:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike e mbështet vogëlushen Medina Surdulli në garat evropiane të notit për fëmijët me sindrominDown, që do të mbahen në Bobigny të Francës.

Ministri Dardan Gashii ka bërë thirrje diasporës kosovare në Francë që ta mbështetë vogëlushen Surdulli, e cila aktivisht merr pjesë në garat botërore të notit nga viti 2012, thuhet në njoftimin e MD-së.

“Nga datat 28 tetor – 4 nëntor ftoj bashkatdhetarët që jetojnë në Francë ta mbështesin Medinën, e cila po e bën krenare Republikën”,- ka thënë zëvendëskryeministri dhe ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike,Dardan Gashi.

Vogëlushja Medina Surdulli në fushën e notit ishte zgjedhurSportistja e Vitit që nga viti 2012./Infosot/