Anëtarët e Kuvendit të Komunës së Prizrenit në seancën e fundit të mandatit katërvjeçar kanë miratuar buxhetin komunal për vitin 2018 dhe Kornizën Afatmesme Buxhetore 2018-2020, shkruan sot Koha Ditore.
Vendimi për aprovimin e kësaj politike publike është marrë me gjithë kritikat e këshilltarëve opozitarë rreth planifikimit të shpenzimeve për vitin e ardhshëm. Haziz Hodaj i LDK-së buxhetin e vitit 2018 e ka quajtur të pazbatueshëm, ngase, sipas tij, aty figurojnë mbi 300 pozicione, të cilat më shumë shërbejnë për pagesën e borxheve.