Digjet një shtëpi në Lipjan

E publikuar: 21/09/2017 11:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrugën “Halil Meta” në Lipjan është djegur një shtëpi dhe objekti me ushqim bagëtish.

“Ankuesi mashkull k/Shqiptar ka raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri i është përfshirë shtëpia dhe objekti ndihmës i mbushur me ushqim bagëtish. Njësitë relevante dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendngjarje. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar”, bëhet e ditur në raport.