Komisioni për Ankesa dhe Parashtresa ka ftuar subjektet politike, kandidatët dhe mbështetësit e tyre bashkë me Organizatat e Shoqërisë Civile që të ketën bashkëpunim me PZAP me qëllim zbatimin e ligjit për zgjedhje lokale dhe krijimin e një ambienti zgjedhore demokratike, shkruan Indeksonline.
“Subjektet politike, mund të organizojnë çfarëdo tubimi ose fjalimi politik, mbledhje, prezantim publik, ose ndonjë aktivitet të përgatitur për të përçuar mesazh politik në lidhje me zgjedhjet. Por, subjektet politike janë të obliguara të respektojnë Kodin e Mirësjelljes për subjektet politike, mbështetësit e tyre dhe kandidatet të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme – LZP-së dhe Rregullën nr. 13 të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve-KQZ që rregullojnë Fushatën e Zgjedhjeve dhe Njoftimet për Ngjarjet Politike. Kjo kornizë ligjore vendos rregullat bazë për të drejtat për fushatë zgjedhore, por edhe atë se çka mund të përdoret si material i fushatës, vendet e lejuara dhe të ndaluara për fushatë, kohen dhe vendin ku duhet të dërgohet njoftimi për mbajtjen e tubimit politik” thuhet në njoftimin e PZAP, transmeton Indeksonline.
PZAP rikujton se mosrespektimi i Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, gjobitet me 50 mijë euro.
PZAP thotë se shkeljet më të shpeshta gjatë procesit zgjedhor është vendosja e posteva në hapësirat publike.
“Gjatë fushatës zgjedhore për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës se Kosovës të mbajtura me 11 qershor 2017, PZAP-i ka shqipëruar gjoba ndaj subjekteve politike për shkak se ato kanë shkelur Kodin e Mirësjelljes të Subjekteve Politike, Mbështetësve të tyre dhe Kandidatëve të LZP-së, në shumë prej: 348,900.00 euro” deklarohet PZAP.
PZAP ka informuar edhe për kodin e mirësjelles për subjektet politike, kandidatët dhe mbështetësit me qëllim respektimin e rregullave të përcaktuara me ligj.
Zgjedhjet lokale do të mbahen me 22 tetor, ndërsa sot ka filluar fushata zgjedhore


















