Derisa presidenti amerikan, Donald Trump bëri adresimin e tij të parë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, duke trajtuar “tema të nxehta” njëri nga të pranishmit nuk ishte “shumë i interesuar” ta ndiqte atë.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për presidentin e Zimbabvesë, Robert Mugabe, i cili tregoi të martën “dobësinë e tij” në qytetin e Nju Jorkut ku u shfaq nga kanalet ndërkombëtare të lajmeve duke fjetur, në shumicën e kohës kur po fliste presidenti Donald Trump.
Mugabe thuhet se udhëtoi në Nju Jork me një delegacion prej 70 anëtarësh, duke përfshirë edhe familjen e tij.
Kjo kishte nxitur edhe një reagim të ashpër nga kritikët e tij në Zimbabve, të cilët e kanë akuzuar atë për keqpërdorimin e parave të taksapaguesve në një kohë kur ekonomia e Zimbabve nuk është në gjendjen më të mirë të saj dhe duke treguar pak shenja të rimëkëmbjes.
Secili anëtar i rrethit të udhëheqësit 93 vjeçar thuhet se kishte marrë 1,500 dollarë në ditë, ndërsa shumica e shtetasve të vendit jugor afrikan thuhet se mbijetojnë me më pak se një dollar në ditë. /Telegrafi/