Një burrë i cili është shfaqur në një video të postuar në internet, ka shkaktuar reagime të ashpra në mbarë botën, duke e cilësuar si babanë më të pakujdesshëm.
Ky baba nga Ukraina shihet në video duke e rrokullisur vajzën sikur të ishte një lodër, edhe pse ajo është vetëm katërmuajshe, transmeton Telegrafi.
Ai e mban për shputa të këmbëve dhe vazhdimisht e rrokullis lartë e poshtë, dhe në një moment dëgjohet duke thënë “eshtrat e saj janë shumë elastik”.
Ky baba është munduar të arsyetohet, duke thënë se këso lloj ushtrimesh i praktikojnë astronautët para se të nisen në misione të ndryshme.
Por, ajo çfarë më shumti u ka bërë përshtypje të gjithë atyre që kanë pasur rastin ta shohin videon, është fakti se si arrin ta mbaj në shuplakë të dorën vajzën e vogël. /Telegrafi/