Real 0-1 Betis: Notat e lojtarëve, një ish-madrilen më i miri në fushë (Foto)

E publikuar: 21/09/2017 00:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Real Madrid ka pësuar humbje të papritur në ligën elitare spanjolle. 

Madrilenët nuk triumfuan para shikuesve të vetë kundër Real Betisit duke humbur me rezultat minimal prej 1-0.

Kjo ka bërë që kampioni aktual i La Ligas të mos mund ta kalojë rekordin e Santosit, i cili kishte shënuar të paktën një gol në 73 takime.

Tashmë mediat botërore kanë nxjerr edhe notat e lojtarëve, ku padyshim më i miri në fushë ishte portieri Antonio Adan.

Ky i fundit për pesë vjet ishte anëtar i Realit dhe kjo duket se e motivoi shumë dhe ndali çdo gjuajtje në portën e Betis, e cila gjë bëri të marrë notën më të lartë 9.

Te Reali më i miri ishte mesfushori gjerman Toni Kroos, i cili u vlerësua me notën 7.3.

Ndryshe, Reali aktualisht ka shtatë pikë më pak se Barcelona e vendit të parë. /Telegrafi/

Real Madrid

Real Betis