Alternativa zyrtarisht e hap fushatën të shtunën në Prishtinë.
Ilir Deda nga Alternativa ka thënë se në zgjedhjet lokale si subjekt i ri do të kandidojnë në gjashtë komuna.
“Ne jemi i vetmi subjekt politik ku nuk ka pas decertifikim nga KQZ dhe se Alternativa nuk ka pranuar të ketë njerëz që bien ndesh me ligjin”, ka thënë Deda në emisionin ‘Rrokum Roll’.
Deda ka theksuar se procesi me Serbinë duhet të përfundojë sa më shpejt dhe se ky dialog duhet të përfundoj me njohje.
Sipas tij, pa ndihmën e VV-së, LDK-së dhe Alternativës në kuvend, Hashim Thaçi nuk mund të ratifikojë asnjë marrëveshje me Serbinë.
Për më shumë shikoni videon e plotë:
https://youtu.be/D78uvsud50c
















