Ra në armaturën e gjatë dy metra pasi u godit nga vetëtima, shpëtoi pa shumë lëndime (Foto)

E publikuar: 20/09/2017 15:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Punonjësi i paemëruar që ndodhej në një punishte në Kinë, ka rënë në armaturën e gjatë dy metra, pasi ka humbur kontrollin kur është goditur nga vetëtima.

Shufra metalike që i hyri 37-vjeçarit përmes zonës intime, i kaloi nëpër tërë trupin për t’i dalë te qafa, transmeton Telegrafi.

Armatura brenda trupit

Për fat të mirë, atij nuk i është dëmtuar asnjë organ vital, duke shpëtuar pa dëme serioze.

Shufra pas largimit

Mjekët që ia larguan nga trupi, kanë kërkuar për ndonjë infektim që ka mundur të pësonte, por fatmirësisht ai ka gjendje shumë të mirë shëndetësore. /Telegrafi/