Microsoft publikoi ditën e sotme një tjetër përditësim eksperimental të Windows 10-ës duke shtuar funksionalitetet e asistentit virtual Cortana tek telefonët.
Kompania është pranë finalizimit të Përditësimit të Krijuesve të Vjeshtës për Windows 10-ën i cili do të debutojë më 17 Tetor.
Me Windows 10-ën si një shërbim, Microsoft prej tre vitesh e trajton produktin ndryshe nga sa ishte sjellë me paraardhësit.
Sistemi operativ jo vetëm që përditësohet me arnime sigurie por edhe me veçori të reja. Plot tre përditësime janë publikuar: Përditësimi i Nëntorit, Përditësimi i Përvjetorit dhe Përditësimi i Krijuesve.
Duke qenë se Microsoft i jep prioritet stabilitetit me këtë përditësim, këto ndërtime nuk pritet të kenë veçori të reja.
Megjithatë ndërtimi ka diçka të re: Cortana edhe njëherë tjetër lidhet me kompjuterat.
Nëse keni asistentin virtual të instaluar në iPhone dhe Android mund të dërgoni artikuj për leximin e tyre në kompjuter.
Kjo shtesë vjen krahas funksioneve të disponueshme tashmë si përkujtuesit, njoftimet dhe SMS-të. Megjithatë ne do të preferonim më shumë të dërgonin artikujt nga kompjuteri në telefon.
Përditësimi i ditës së sotme numrin e ndërtimeve eksperimentale nga 16288 në 16291. /PCWorld Albanian