Vërtetimi i pensionit dhe karta e shëndetit tani merren ‘Online’

E publikuar: 20/09/2017 14:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vërtetimin e pensionit dhe kartën e shëndetit, qytetarët tani mund ta tërheqin online.

“Për të gjithë ata qytetarë që duhet të marrin dokumenta në zyrat e administratës këtë javë ne shtojmë listën e këtyre dokumentave që mund të tërhiqen online në portalin e-albania, si nga qytetarët edhe nga institucionet publike që u nevojiten ato: Vërtetimet e pensionit dhe kartën e shëndetit.”

Kështu njoftoi sot ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila theksoi se qytetarët mund t’i tërheqin duke filluar nga kjo javë në portalin e-albania.

“Më e rëndësishmja, – tha Manastirliu, – asnjë institucion shtetëror nuk do tua kërkojë më këto dokumenta qytetarëve për nevoja të procedurave të tyre duke u kursyer sorollatjet e panevojshme të gjithë atyre që marrin këto shërbime.”