Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në rrugën “Ferizaji” të Gjilanit, një punëtori është përfshirë nga zjarri.
“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se një punëtori është përfshirë nga zjarri dhe si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Dyshohet se deri te zjarri ka ardhur si rrjedhojë e ndezjes paraprake të një hapësire me bari të thatë në afërsi të kësaj punëtorie dhe më pas zjarri ka përfshirë objektin. Njësiti zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet tutje në raport.
















